E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet atentatori i ish-bllokut plagosi nje person

Klaidi Gjeci ishte shpallur ne kerkim nga policia per plagosjen e Marinelo Llazit ne gusht te 2010-s


TIRANE- Arrestohet i kerkuari per plagosje me arme zjarri ne zonen e ish- Bllokut ne kryeqytet me 22 gusht te vitit te kaluar. Klaidi Gjeci 23 vjec lindur ne Lac dhe banues ne Tirane ne rrugen Grigor Heba u arrestua te henen ne mbremje nga policia e kryeqytetit me akuzen e plagosjes me arme dhe me dashje si dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.


Ngjarja per te cilen u arrestua Gjeci ndodhi me 22 gusht te vitit 2010 prane nje lokali qe ndodhet ne rrugen Ismail Qemali kur ne grindje e siper Gjeci qelloi me arme zjarri pistolete ne drejtim te Marinelo Llazit 18 vjec.


Te dy personat u konfliktuan ne rruge ndersa me pas grindja e tyre vijoi edhe me tej pergjate rruges Ismail Qemali deri ne kryqezimin e saj me rrugen Vaso Pasha. Ne kete segment policia administroi gjurme te ndryshme gjaku.


Nderkaq deshmite e marra nga policia personave qe ishin ne vendin e ngjarjes ndihmuan hetuesit te zbardhnin krimin. Klaidi Gjeci 23 vjec nga Laci banues ne Tirane u identifikua nga policia e komisariatit nr.2 si autor i dyshuar i ngjarjes se ndodhur me 22 gusht vetem pak kohe pas saj.


Identifikimin dhe shpalljen ne kerkim te studentit Klajdi Gjeci si autor te krimit e konfirmoi zyrtarisht policia e kryeqytetit nepermjet nje njoftimi zyrtar me 23 gusht ndersa sipas saj konflikti kishte ndodhur per motive te dobeta.

Pas ngjarjes policia kishte bere perpjekje per te kontaktuar me autorin e dyshuar te krimit nepermjet prinderve te tij dhe njerezve te tjere te afert duke i ofruar atij lehtesira ne kembim te dorezimit.


Ai nuk pranoi ndersa policia e shpalli ne kerkim. Nderkaq i plagosuri i ngjarjesMarinelo Llazi pas plagosjes u dergua ne spital dhe pas mjekimit te marre mundi te sherohej pa shume probleme. Ai kishte marre nje plumb ne kofshe duke mos pasur perkeqesim te shendetit. Tashme i arrestuari duhet te pergjigjet perballe prokurorise per akuzat e plagosjes me dashje dhe te mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›