Ndertimet ne Sarande bie me 30 kerkesa

KRIZA/ Biznesi i ndertimeve duket se po perjeton kohe te veshtira. Qyteti jugor numeron rreth 1 000 apartamente te pashitura
Eldoradoja e ndertimit ne Sarande po perjeton nje sezon te veshtire. Sipas te dhenave te mbledhura ne rruge jo zyrtare prej shume pronare firmash ndertimi ne qytetin bregdetar numerohen rreth 1000 apartamente te pashitura nderkohe qe sipas Zyres Urbanistike ne Bashkine e Sarandes ka rene deri ne 30 per qind kerkesa per leje ndertimi pallatesh.
Per 10 vjet rresht Saranda perjetoi nje boom ndertimesh si ne asnje qytet tjeter jugor duke u pare kjo ne kuader te nje boom-i ne industrine e turizmit.
Megjithate ethet e ndertimit shpesh jane pare me sy kritik duke u trajtuar si ethe shperfytyrimi urbanistik per qytetin bregdetar. Llogaritet qe numri i firmave te ndertimit qe operojne ne qytet te jete afro 120 te tilla vendase apo te ardhura dhe nga qytete te tjera e nga Tirana.
Edhe bleresit e apartamenteve keto vite kane qene kryesisht emigrante por dhe shtetas nga qytete te tjera te cilet nje shtepi ne Sarande e kane pare si luks.
Por efektet e krizes kane bere qe mania per shtepi ne Sarande te bjere per shkak te xhepave te zbrazet.
mimet e apartamenteve edhe ne qytetin bregdetar te jugut po ashtu si ne Tirane variojne nga 600 - 1200 euro metri katror ne varesi te pozicionit te pallatit ne raport me detin dhe qendren e qytetit.
Tashme kriza e apartamenteve te pashitura eshte dhe e dukshme me sy te lire prej dritareve dhe ballkoneve pa asnje shenje jete. Megjithate per shume ndertues shpresohet se kjo situate do te kaloje dhe do te rikthehen vitet e arta te ndertimit dhe shitjeve ne mase.
Kriza e ndertimit ne Sarande eshte e dukshme dhe te agjencia e autobuseve te qytetit aty ku punekerkues te ndryshem te ardhur ne rrethe te tjera kane krijuar Omonian e kerkese-ofertes per pune.
Muratore punetore llaci e betoni bojaxhinj shtrues pllakash e hidraulike mblidhen cdo dite aty me shpresen se mos kapin ndonje pallat por sic thone ato vite te arta pune iken e tani jane dhe ata ne krize per pune. Ashtu si dhe pronaret edhe ata po vuajne renien e ndertimeve ardhur per shkak te uljes se kerkeses per blerje apartamantesh.
Ata thone se pak vite me pare dy ore pas daljes te agjencia nuk gjeje me njeri qe te kerkonte pune sepse pothuaj te gjithe ishin rrembyer prej pronareve. Ndersa tani nga 100 vete qe mund te dalin te Omonia e qytetit vetem 10 prej tyre mund te kene fatin te kapin ndonje pune dhe kjo ndodh nje here ne 4-5 dite.