Shkoder prezantohet projekti per by-passin rruge dhe argjinature
SHKODR - Paraditen e se merkures eshte bere prezantimi i fazes se pare te ndertimit te By-passit per qytetin e Shkodres.
Ne takimin prezantues pervec perfaqesuesve te studios qe ka realizuar projektitn ishin te pranishem dhe drejtues te larte vendore te Shkodres deputeti i PD -se Gezim Dibra nje grup ekspertesh te Ministrise se Transportit dhe Puneve Publike i kryesuar nga zv.ministri Ernest Ndoka si dhe specialiste te ndryshem te fushes se ujerave.
Fillimisht studioja qe ka realizuar projektin ka bere prezantimin e gjurmes nga do te kaloje ky by-pass i cili do te kryeje dy funksione se pari si argjinature per te mbrojtur pjesen perendimore te qytetit te Shkodres nga permbytjet e ujerave te liqenit dhe se dyti si By-Pass dhe rruge shpejtesie e cila do te sherbeje per lidhjen e rruges Shkoder - Hani Hotit me Shkoder-Tirane dhe Shkoder -Velipoje.
Kjo rruge do te kete nje gjatesi rreth 45 km dhe nje gjeresi qe shkon nga 11m - 54 m. Sipas kryetarit te bashkise Shkoder Lorenc Luka ky projekt ka nje rendesi shume te madhe pasi ai jo vetem qe mbron qytetin ne rast permbytjesh nga rritja e nivelit te ujerave te liqenit por do te kete ndikimin e vet ne zhvillimin urban te zones.
Nuk duhet harruar se zona qe ndodhet ne pjesen perendimore te qytetit dhe qe shtrihet buze liqenit ze rreth 1/6 e siperfaqes se qytetit te Shkodres ka pohuar kryetari i bashkise.
Ndertimi i ketij By-Passi do te shoqerohet me ndertimin edhe te nje sere elementesh te tjera hidroteknike sic jane tombinat dhe ndertimi i nje stacioni pompash qe do te sherbejne per largimin e ujerave te qytetit ne rast te rritjes se nivelit te liqenit.
Ky eshte i pari projekt i tille ne vendin tone si nga permasat ashtu edhe nga funksioni tha zevendesministri i Transporteve Ernest Ndoka. Specialistet e ndryshem pjesemarres ne kete takim kane dhene rekomandime ne lidhje me teresine e problemeve qe mbart zona ne breg te liqenit dhe trajtimin ne kompleks te ketyre problemeve.
Gjate ketij takimi te pare u la per detyre qe ndertimit te By Pass-it ti paraprihet edhe me ndertimin e infrastruktures nentokesore te zones e cila duhet te ece paralel me ndertimin e tij si dhe harmonizimit e te gjithe studimeve qe ka kjo zone ne nje projekt te vetem pasi dihet se vetem pak muaj me pare eshte miratuar plani i pergjithshem rregullues i qytetit te Shkodres.
Nderkohe per zonen ne fjale eshte realizuar edhe nje studim nga universiteti i Firences i cili e ka perfshire ne studimin e tij te gjithe zonen. Keto studime edhe pse nuk kundershtojne njeri-tjetrin duhet qe te perfshihen ne nje projekt te vetem me qellim qe te perfundojne te gjitha njekohesisht pasi vetem keshtu projekti mund te realizoje qellimin e tij mbrojtjen e pjeses perendimore te qytetit ne raste te permbytjeve nga rritja e nivelit te liqenit te Shkodres.