Punonjeset e kuzhines se Qendres Studenti ne greve urie

VLOR - Punonjeset qe sherbenin ne kuzhinen e Qendres se Trajtimit Studentor ne Vlore kane hyre ne greve urie ndersa paralajmerojne se vec greves do te bllokojne edhe gatimin per studentet.
Shkak per kete eshte bere largimi i tyre nga puna. Punonjeset kane qene dje ne mense drejtimi i se ciles sipas tyre i ka kaluar nje biznesi privat. Nuk donim kurre te ndodhte keshtu por po na hedhin ne rruge - shprehet personeli. - Nuk kemi rruge tjeter nuk dime ku te drejtohemi e nuk kemi gjetur zgjidhje tjeter.
Kemi nje kontrate me ndermarrjen deri ne muajin prill por pavaresisht kesaj na u propozua qe te paguheshim nga shteti e nderkohe personeli qe ka ardhur te vijoje punen. Nuk na kane treguar asnje dokument ligjor dhe ne do te vijojme greven e urise per te drejten qe na takon
Situata e pazakonte e cila riskon deri bllokimin e menses se studenteve ka ndodhur prej oreve te paradites. Drejtorja e Qendres se Trajtimit Studentor Teuta Zilja e cileson kete nje situate artificiale e cila sipas saj eshte bere me dije qysh me pare.
Sic shpjegon drejtuesi i ndermarrjes sipas udhezimeve te ministrise ambientet do te jepen me qira nje menyre kjo qe paraprin funksionimin e metejshem te qendres ndermarrje kjo qe operon si sh.a. Po zbatohet vetem ligji dhe ne u dhame hapesira edhe vete punonjeseve per tu bere pjese e ofertuesve- thote Zilja.
Por situata nuk cilesohet e tille nga punonjeset. Nuk kemi pse te rrime ne shtepi e te paguhemi. Nuk jemi invalide. Kemi nje kontrate me ndermarrjen dhe kerkojme zbatimin e saj si dhe te informohemi cfare po ndodh me ne- thane ato.
Punonjeset thane se greva do te vijoje deri ne gjetjen e nje zgjidhjeje te pranueshme ndersa nuk do te lejojne te perdoren ambientet e kuzhines deri ne sqarimin teresor te situates.