E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet ndarja e shoqerise

Edhe pse te dhenat zyrtare tregojne se varferia po vjen ne ulje, rritja e mireqenies eshte perqendruar ne pak familje, duke deshmuar per thellimin e pabarazise mes shtresave te shoqerise.

Sipas INSTAT, 10 per qind e popullsise shpenzon mbi 52 mije leke ne muaj per fryme, ndersa 90 per qind e saj vetem 16 mije leke ne muaj, ose gati 4 here me pak.

Adrian Civici, ekspert per ekonomine, liston disa arsye te cilat kane sjelle kete polarizim kaq te theksuar te shoqerise.

“Po te shohim ne vitet e fundit perqendrimin e bizneseve te reja, 80% e zhvillimit eshte ne trekendeshin Tirane-Durres Vlore. Sektoret e tjere kane te bejne me sherbimin si ne shendetesi e infrastrukture, qe nuk kerkojne shume punesim”, ka sqaruar Civici.

Sipas te dhenave, vetem 20 per qind e popullsise konsumon plot 40 per qind te vleres totale te konsumit ne vend, ndersa 80 per qind e saj pjesen e mbetur.

Shqiperia prej vitesh ka nje rritje mesatare prej 6 per qind, e konsideruar nder me te lartat ne rajon, por perfitimet e saj po i ndjejne vetem nje pjese e popullsise.

“Shqiperia hyn ne grupin e atyre vendeve me rritje ekonomike varferuese. Mungojne politikat mireshperndarese, ne menyre qe te gjithe te perfitojne ne menyre te barabarte”, ka shtuar Civici.

Sipas te dhenave me te fundit te Bankes Boterore, ne Shqiperi jane me shume se 575 mije persona qe jetojne me me pak se 50 dollare ne muaj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›