E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt për menaxhimin e fondeve publike

Me financim të Ambasadës Britanike, Suedeze dhe Hollandeze ka përfunduar projekti për forcimin e menaxhimit të shpenzimeve publike, i cili sipas Ministrit të Financave Bode, ka arritur të përmbushë qëllimin. 

TIRANE- Në Përfundimin e projektit për përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve publike të qeverisë i pranishëm në një konferencë për shty Ministri i Financave Ridvan Bode ka vënë në dukje se projekti e ka përmbushur qëllimin për një mirëmenaxhim të shpenzimeve publike.
Ndërkaq Ambasadori i Britanisë në vendin tonë si përfaqësues i një prej ambasadave financuese të këtij projekti së bashku me Ambasadën Suedeze dhe Holandeze, e ka vënë theksin në rëndësinë e forcimit të reformave të qeverisë në financat publike dhe ky projekt veçanërisht ndihmon në zbatimin e sistemit të integruar të planifikimit që ka si qëllim që buxhetet të jenë qartësisht të lidhura me politikat. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›