Prostitutë “luksi” në plazh, 50 dollarë për 34-vjeçaren
DURRES - Një prostitutë është kapur në flagrancë me një klient, teksa tutori i saj nga Romanati survejonte “të punësuarën” nga një distancë e afërt.
Policia e Durrësit ka goditur një skemë tipike prostitucioni në zemër të sektorit “Teuta” në lagjen 13. Në pranga ka përfunduar 34-vjeçarja A.M., dhe tutori i saj 35-vjeçari Sokol Azuni. Goditja antiprostitucion është finalizuar në orën 14:00, kur një telefonatë anonime ka njoftuar sallën operative të policisë së Qarkut mbi aktin ilegal që po konsumohej në plazh. Menjëherë uniformat blu kanë rrethuar banesën e marrë me qira nga prostituta dhe shfrytëzuesi i saj duke mundësuar prangosjen. Mësohet se gjatë arrestimit asnjë prej personave nuk ka bërë rezistencë, përfshi edhe klientin, i cili ka bashkëpunuar menjëherë me policinë. Mësohet se dy të arrestuarit ishin “penalisht të pastër”, pasi ata nuk kishin precedentë të mëparshëm penalë. A.M., ishte e divorcuar me dy fëmijë dhe ka deklaruar në polici se këtë veprim e bënte për të mbajtur me bukë familjen. Sipas policisë, një akt seksual me A.M., vlente 50 dollarë amerikanë ose 4.000 lekë të reja. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore rezultoi se gruaja e divorcuar shfrytëzohej për prostitucion nga Sokol Azuni kundrejt një marrëveshjeje të bërë mbi ndarjen e fitimeve, e cila ishte 50 % me 50%. Tutori i garantonte prostitutës pagesën e rregullt të klientëve, teksa kjo e fundit ndante pas mbarimit të punës paratë me të. Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme i ka dorëzuar dosjen Prokurorisë. Mbi Azunin rëndon akuza e “shfrytëzimit të prostitucionit”, ndërsa mbi gruan ajo e “ushtrimit të tij”. o.u