E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet duke prostituuar ish-polici homoseksual

Punonjësi i policisë në lirim, marrëdhënie homoseksuale për 200 lekë të reja. Stacioni i Trenit në Durrës është kthyer në një vend të preferuar për homoseksualët. Për herë të dytë brenda një harku të shkurtër kohor janë ndaluar në ambientet e stacionit të trenit persona që kryenin marrëdhënie homoseksuale. Pas deklarimit në mbështetje të tyre të Kry-eministrit Sali Berisha, personat me prirje drejt homoseksual-izmit, kanë gjetur terrenin e përshtatshëm për të dalë hapur. Dje, në mes të ditës, një ish-punonjës policie është kapur nga ish-kolegët e tij së bashku me një të ri 26-vjeçar, ndërsa kryenin mar-rëdhënie seksuale në ambiente të hapura publike. Seksioni Kundër Trafi qeve të Paligjshme në Drej-torinë e Policisë së Qarkut Dur-rës, në bazë të informacioneve të marra, ka kapur në fl agrancë në stacionin hekurudhor të udhëtarëve në Durrës shtetasit Arben Xh. 40 vjeç, lindur në Shijak dhe banues në fshatin Maminas të Durrësit, dhe Arjan M., 26 vjeç nga Çerma e Lushnjës. Marrëdhënia homoseksuale po kryhej kundrejt pagesës prej 200 lekësh të reja, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. E ndërsa 40-vjeçari është një familjar, i martuar dhe është zhveshur para ca kohësh nga uniforma policore, djali nga Çerma është beqar dhe me gjendje gjyqësore i dënuar për veprën penale të dezertimit nga ushtria. Arjan M. është dënuar me pesë muaj heqje lirie në mungesë për dezertim, vepër e parashikuar në nenin 33/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia dhe përveç dënimit që do të marrë për kryerjen e mar-rëdhënieve seksuale në ambiente të hapura kundrejt pagesës, prostitucion, do të duhet të vuajë dhe dënimin e marrë më parë. Pasi janë shoqëruar në polici, dy personat janë lënë të lirë, por ndaj tyre ka nisur procedimi penal për ushtrim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale apo homoseksuale në vende publike. Ndërkaq, më 25 gusht u kapën katër persona të tjerë teksa kryenin marrëdhënie homoseksuale kundrejt pagesës së 500 lekëve në të njëjtin objekt publik. Në këtë rast nisi hetimi ndaj shtetasve Tahir L, 27 vjeç nga Zallbastari i Tiranës dhe 23-vjeçarit Ismail Matrakulla nga Tirana. Këta u kapën gjithashtu në fl a-grancë duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasit D.D. dhe R.Sh. Katër homoseksualëve iu sekuestruan 22 copë prezervativë dhe 2400 lekë të reja, pjesë e pagesës. Ky rast u konsiderua prej tyre si diskriminim dhe shkelje e së drejtës për t‘u shprehur seksualisht, pa menduar se çdo lloj marrëdhënie seksuale në ambiente të hapura dhe ushtrim prostitucioni është i ndaluar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›