E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet duke vjedhur kabllon elektrike në plazh

Durrës

Tentojnë të vjedhin kabllon elektrike. Një 18-vjeçar është arrestuar në flagrancë, ndërsa i afërmi i tij 16 vjeç është shpallur në kërkim. Policia deklaroi se dy të rinjtë kanë qenë duke vjedhur kabllon elektrike të linjës Plepa-Durrës në sektorin “Apolonia” të plazhit. I arrestuari është Ylli Rrasa, lindur në Lushnjë dhe banues në Shkozet. Rreth orës 23:55, së bashku me 16-vjeçarin F.Rrasa kanë tentuar të vjedhin kabllon elektrike. 16-vjeçari ka arritur të largohet, ndërsa 18-vjeçarit në momentin e kapjes iu gjet një çantë sportive me vegla pune.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›