Shkroi kundër guroreve, kërcënohet mësuesi
Shkroi kundër guroreve, kërcënohet mësuesi. Elham Pasha, i cili ka botuar disa shkrime në gazeta dhe ka organizuar protesta kundër ndotjes së guroreve në Urën Vajgurore, u është drejtuar dje organeve të policisë dhe prokurorisë, pasi një natë më parë, me anën e një telefonate anonime, është fyer e më pas është kërcënuar. Sipas tij, kërcënuesi i ka kërkuar nëpërmjet telefonit që të mos të botojë shkrime kritike apo të organizojë protesta për guroret. Kërcënimi ka kulmuar me kërcënimin se, nëse nuk heq dorë, do t’i rrëmbejnë dhe përdhunojnë vajzën gjimnaziste. Po, dje Pasha ka bërë në Prokurorinë e Beratit denoncim ndaj një firme të nxjerrjes së gurit, që pak ditë më parë ka shpërthyer masive guri me mina, jo më shumë se 25 metra larg banesës së tij, ku janë dëmtuar lehtë muret dhe ballkoni.
#