E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë molotov mbi makinën e avokatit

Sarandë

Atentatet mbi autoveturat private të njerëzve publikë mbërrijnë nga Vlora në Sarandë. Mëngjesi i djeshëm ka gjetur të shkrumbuar autoveturën tip “Mercedes Benz” me targa GJ0414B, në pronësi të avokatit të njohur Arben Koka. Burimet policore, që shkuan në vendngjarje, thanë se atentati është realizuar duke hapur gjatë natës së të enjtes xhamin e autoveturës së parkuar në rrugën para shtëpisë së avokatit, i cili prej disa vitesh ka kryer detyrën e prokurorit në Sarandë. Pas kësaj është hedhur një shishe benzinë në brendësi të autoveturës, e cila është gjetur tërësisht e djegur nga shpërthimi i saj. Pas kësaj ngjarjeje të pazakontë për Sarandën, mësohet se janë shoqëruar disa persona të dyshuar, të cilët janë pyetur, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›