Procedohen katër prokurorët e Durrësit
Këshilli i Prokurorisë ka proceduar disiplinarisht katër prokurorë në Durrës, ndërsa të mërkurën e javës së ardhshme do të marrë një vendim për ta. Sipas burimeve nga akuza qendrore prokurorët e gjetur me shkelje janë D.G, D.P, E.K dhe I.T, të cilët, sipas inspektimit të akuzës qendrore, kanë pasur shkelje në detyrë. Nga raporti i grupit të inspektimit u vu re se prokurorët e thjeshtë “akuzonin” titullarët për influencime në vendime. Nga kontrolli i Drejtorisë së Inspektimit në akuzën qendrore ka rezultuar se për 70 për qind të dosjeve, nuk ka pasur konsensus midis prokurorit të çështjes dhe titullarëve. “Në përfundim të kontrollit në Prokurorinë e Durrësit janë konstatuar të meta të theksuara në funksionimin e kësaj prokurorie”, thuhej në raport, ndërsa këto shkelje rezultojnë se kanë ardhur si rrjedhojë direkte e një menaxhimi të dobët nga stafi drejtues i kësaj prokurorie.
#