Fier, 11 shoqata kundër RPOBA-s
Njëmbëdhjetë shoqata jofitimprurëse në Qarkun e Fierit kanë kundërshtuar projektin e fundit të qeverisë për regjistrimin e popullsisë sipas përkatësisë etnike dhe besimit fetar. Përfaqësuesit e 11 shoqatave kanë firmosur një peticion me anën e të cilit kanë kërkuar anulimin e projektit në fjalë. Peticioni i është drejtuar Parlamentit dhe qeverisë.
\Mes shoqatave që e kundërshtojnë regjistrimin e popullsisë mbi bazën e vetëdeklarimit të etnisë dhe besimit fetar janë edhe “Shoqata e Zgjidhjes së çështjes Kombëtare”, ajo për “Integritet Kombëtar”, “Muzaka”, “çamëria”, “Kosova”, “Mallakastra”, “Skrapari”, “Labëria”, “Myzeqeja” etj. Syhdi Brahimllari, përfaqësuesi i një prej shoqatave, u shpreh se është në fazën e fundit përpilimi i një qëndrimi unik të të gjitha organizatave të shoqërisë civile në Qarkun e Fierit, e cila duhet të reagojë kundër këtij projekti të qeverisë.
#