Vjedhjet në TEC, pranga mbledhësit të hekurishteve
Fier
Policia e Fierit arreston pronarin e një pike grumbullimi hekurishtesh, të cilit iu gjetën materiale të vjedhura. Gëzim Hoxha nga Drizë i Fierit akuzohet për përvetësim të mallrave të vjedhura, pasi gjatë kontrollit në pikën e tij të grumbullimit të skrapit në fshatin Drizë, u gjetën sende që janë vjedhur në TEC-in e Fierit dhe në Nënstacionin Elektrik të këtij qyteti. Edhe pse Hoxha ka deklaruar se nuk kishte dijeni për vjedhjen e materialeve të gjetura, ai është arrestuar nën akuzën e “Përvetësimit të mallrave të vjedhura”.
#