"Propozimi per karta falas, frenoi aplikimet"
Zevendesministri i Brendshem, Ferdinand Poni, deklaroi diten e djeshme per mediat, se Partia Socialiste demtoi procesin e aplikimit te qytetareve per pajisjen me karten e identitetit, me propozimet e saj per karten falas. Sipas tij, ndikimet e deklaratave politike paten efekte dy dite, duke e ulur me 5 mije numrin e aplikimeve. "Kam pershtypjen se deklarata e pare e zotit Rama, eshte bere diten e enjte te javes kur ishin ne Shqiperi edhe monitoruesit e ODIHR-it dhe te BE", sqaroi Poni. Sipas tij, diten e premte, kur pergjithesisht aplikojme 13 mije-14 mije ne dite, kishte vetem 7 mije, diten e shtune 3 mije ne gjithe Shqiperine, diten e hene 2 mije ne gjithe Shqiperine, dhe vetem diten e marte shkoi serish 13 mije e 891 numri i aplikimeve. "Me duhet te them se leternjoftimi eshte me cmim te ulet dhe eshte i subvencionuar per nje pjese shume te medha te tyre, por nje cmim simbolik qe qytetari te kujdeset per ate qe ka paguar", sqaron zyrtari i larte i Ministrise se Brendshme. Sipas tij, qytetari ta dije qe po i jepet nje vlere shume me te madhe dhe ai vete perfiton nje vlere shume me te madhe, duke pasur keto dokumente. Ai ben thirrjen se nese qytetari do te ushtroje te drejtat e tij, sic eshte e drejta e zgjedhjes, duhet te nxitoje per ta ushtruar kete te drejte. Ministria e Brendshme sqaron se, procesi i pajisjes me karta po ecen normalisht.