E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Ne zgjedhje, luajme per "golavarazh"

Kryetari socialdemokrat, Gjinushi eshte shprehur i sigurt per fitoren e koalicionit te majte te udhehequr nga PS, duke paralajmeruar se tashme po luftohet vetem per te rritur thellesine e fitores. Nje deklarate te tille, ai e ka bere mesditen e djeshme, teksa ka vizituar qytetin e Fierit, i shoqeruar nga Engjell Bejtaj si dhe kryetari i PSD-se per Fierin, Altin Dauti dhe ku kane zhvilluar nje takim me anetare e simpatizante te partise se tij. Qellimi i ketij takimi ka qene riaktivizimi i degeve te kesaj partie. Ne fjalen e tij, kreu i PSD-se, Gjinushi ka pohuar nder te tjera se "Ne keto zgjedhje nuk shpresojme per fitore te bujshme, pasi kete e kemi te siguruar. Ne do te luftojme per golavarazh". Gjinushi ka theksuar se "koalicionin tashme e kemi krijuar dhe fitorja eshte e jona ne keto zgjedhje". Kriza ku eshte futur vendi nga keqqeverisja e Sali Berishes, sipas tij, i jep te majtes fitoren ne keto zgjedhje. Qeverite evropiane, ka pohuar me poshte Gjinushi, kane qene dhe jane kritike ndaj qeverisjes Berisha. "Me theniet se po hyme ne NATO, kjo qeveri po mbulon bemat e saj. Kjo qeveri ka kusht zgjedhjet e lira e te ndershme, reformat ne drejtesi. Pa kryer reformat e kushtezuara nga te huajt, kjo qeveri nuk mund te marre statusin e vendit kandidat me deklarata e reforma te rreme", ka qene deklarata e kryetarit te PSD. Gjinushi ka kerkuar prej anetareve e simpatizanteve te partise se tij, nje bashkepunim te ngushte me aleatet, pasi nga Fieri ai ka kerkuar qe te dalin dy deputete, dy figura qe gezojne respektin ne elektorat. Fitorja e se majtes, nuk u takon vetem te majteve, ka pohuar me poshte ne fjalen e tij Gjinushi, por i takon gjithe Shqiperise, pasi shumica e shqiptareve, e deshirojne fitoren e se majtes. Deklarata keto qe jane ne te njejten linje me ato te socialisteve. Xh.Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›