Kapet grabitësi me armë-lodër i lojërave të fatit
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se është autor i një grabitjeje të ndodhur më 22 maj në një lokal lojërash fati në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur më 22 maj 2011, në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ku autori i dyshuar, Guxim Zhivani, 28 vjeç, i proceduar më parë, i maskuar dhe nën kërcënimin e një arme-lodër ka hyrë dhe vjedhur më pas në dyqanin Apex, shumën e parave prej 350 000 lekësh. Menjëherë pas kësaj vjedhjeje, strukturat e hetimit të krimit në Policinë e kryeqytetit, falë një pune gjurmuese disaditore bënë të mundur identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar të kësaj grabitjeje. “Autori i grabitjes u kap në afërsi të Urës së Babrrusë në Tiranë. Nga ana e strukturave të hetimit, në ngarkim të tij u kryhen veprimet proceduriale dhe materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “vjedhjes me dhunë”.