E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet hajduti i çikërrimave

22/02/2005  Mosha e vogël nuk është bërë barrierë për G.Z., hajdut çikërrimash. Burime zyrtare nga Komisariati nr.2, shprehen se 15-vjeçari lindur në Tiranë dhe banues në Durrës, ka grabitur dyqanin e një shtetasi. Objekti i grabitur ndodhej në rrugën "Nikolla Lena". Mësohet se sendet e grabitura janë një motor, një sasi rrobash dhe një orë dore. Vlera e tyre në total arrin në 500 mijë lekë të vjetra. Vjedhja ka ndodhur 2 ditë më parë dhe hajduti është identifikuar dhe kapur në një kohë mjaft të shkurtër. Materialet në ngarkim të 15-vjeçarit iu kaluan Prokurorisë. F.B

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›