Malaj, nuk do të rrisim taksat, por do ti miradministrojmë
22/02/2005 Pas ofertës së PD, reagon ministri i Financave
Oferta e PD-së për biznesin për një të ardhme me taksa të ulëta, ka shkaktuar një reagim të shpejtë në krahun tjetër politik. Ministri i Financave, Arben Malaj, ka nxituar të sqarojë biznesin mbi mundësitë reale të uljes së taksave dhe pasojat që vijnë nga kjo lloj strategjie. Vetëm katër muaj larg zgjedhjeve dhe, PS-ja ka treguar sloganin e saj për politikat e ardhshme fiskale, që mesa duket përmban dhe premtimin që kjo parti i bën biznesit. “Të rrisim të ardhurat pa rritur taksat”, ka thënë Malaj gjatë konferencës, duke kujtuar se kjo, në fund të fundit është në të mirë të gjithë shoqërisë. Sipas numrit 1 të Financave, duke ulur taksat do të jetë e pamundur të mirëmenaxhohet deficiti, duke sjellë dashje pa dashje dhe ulje të investimeve. “Duke rritur të ardhurat pa rritur taksat, ne duhet të orientojmë më mirë buxhetin drejt arsimit, shëndetësisë, pagave, pensioneve dhe infrastrukturës”, ka deklaruar Malaj. Në mbështetje të teorisë së tij, Malaj ka kujtuar eksperiencat e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim, të cilat kanë eksperimentuar teorinë e uljes drastike të taksave. Kështu, sipas ministrit të Financave, risku për të premtuar një ulje të ndjeshme të taksave dhe ideja se të ardhurat e mbledhura prej tyre do të kompensohen nga miradministrimi, nuk është hera e parë që studiohet nga ekspertët vendës, madje, dhe nga ekspertë të institucioneve ndërkombëtare financiare. Konkluzionet që janë marrë pasi janë zbatuar këto politika të uljes së konsiderueshme të të ardhurave dhe të premtimit, se do të ruhet deficiti, nuk rezultojnë të kenë qenë efikase as në vende me administratë fiskale shumë më moderne se ajo e vendit tonë. “Këto debate janë prezente në vende shumë më të zhvilluara, si Itali, Gjermani dhe sapo janë hapur si debate dhe për qeverinë rumune”, tha Malaj, duke kujtur se rumunët kanë filluar të bëjnë bilancin e politikës së tyre fiskale të uljes së taksave dhe u rezulton se që tani ka filluar të ndihet risku që niveli i kompensimit të të ardhurave nga ulja e taksave, nuk është i barabartë dhe do të çojë në një rritje të deficitit. Për ministrin e Financave, ecja në rrugën e konsolidimit të buxhetit fiskal është një hap i miratuar dhe nga ndërkombëtarët, që monitorojnë këtë proces. “FMN ka të njëjtin konkluzion, që sfida jonë nuk është sfida e politikave fiskale, por e administrimit fiskal”, është shprehur Malaj. Kështu duket se Qeveria e ka të gatshme formulën e kundërshtimit të uljes së taksave, duke kujtuar se e gjitha kjo, do të thotë në fund më pak para për investime dhe më pak mundësi për rritje pagash dhe pensionesh. “Në të gjitha rastet një rritje e deficitit ka një mundësi për t’u menaxhuar, por do të thotë shkurtim shpenzimesh, që më pas bie ndesh me premtimin për të rritur pagat, pensionet apo për të investuar në sektorët prioritarë”, ka deklaruar Malaj. Gjithsesi nga krahu i kundërt, ekspertët kanë kujtuar se me gjithë performancën politike, niveli i investimeve në sektorët prioritarë, jo vetëm që nuk është rritur, por ka shënuar dhe ulje. Lidhur me këtë fakt, Malaj ka kujtuar se gjatë tetë vjetëve, qeverisë i është dashur të ndalë krizën e ‘97–‘98 dhe më pas të kalohej në një situatë stabiliteti dhe zhvillimi. Ajo që konstatohet është se, vendi ka një rritje relativisht të lartë në krahasim me vende e tjera, ku ka një inflacion të kontrolluar ka një deficit në ulje, çka do të thotë se ka mundësi shumë më të mirë që në 2005-2009 të rritet niveli i investimeve”, ka thënë ministri Malaj.
Premtime afatshkurtra
Çfarë ofron PS-ja për biznesin
Malaj ka patur dhe premtime afatshkurtra për t’i bërë biznesit në tentativën për t’i kujtuar se çdo kërkesë e tyre është në rrugën e zgjidhjes. Përmirësime në rregullat administrative, që prekin drejtpërdrejtë financat e biznesit dhe disiplinojnë nga ana tjetër punën e administratës tatimore, janë premtimet e ministrit të Financave. Kështu, dy kanë qenë çështjet që do të marrin zgjidhje së shpejti. E para, ka të bëjë me rimbursimin e TVSH-së, i cili në të gjitha analizat, sondazhet, por dhe nga rekomandimet, konsiderohet si një nga pikat ku kërkohet një përmirësim rrënjësor i administratës fiskale shqiptare. “Prandaj dhe buxheti i vitit 2005 parashikoi shifra më të ulëta të TVSH-së për të krijuar fondin e rimbursimit”, tha Malaj. Kështu, Qeveria premton të kthejë rreth 800 milionë lekë të prapambetura dhe detyrimet e vitit 2005, që përbëjnë rreth 5% të TVSH-së së mbledhur çdo ditë.
Momenti i dytë ka të bëjë me përcaktimin e tatimit të fitimit, për të cilin biznesi ka patur mjaft pakënaqësi kohët e fundit. “Llogaritja e tatim-fitimit duhet të jetë sa më e qartë, sa më e drejtë, duke kërkuar që të rritet dhe performanca e kontrollit tatimor në marrjen në dorëzim të bilanceve”, ka deklaruar Malaj. Ministri i Financave ka kujtuar se, me administratën fiskale po merren të gjitha masat për të arritur nivele e kënaqshme të drejtimit. “Administrata tatimore duhet të rrisë performancën e saj dhe Qendra e trajnimit tatimor do të fillojë fillimisht me tatime, por do të përfshijë të gjithë administratën tatimore, doganore dhe të sistemit të buxhetit e thesarit”, ka thënë Malaj.
Kështu, brenda muajit mars, së bashku me asistencën e DFID-së do të bëhet testimi i parë publik për 400 punonjës tatimorë, me konceptimin e prezantuar qartë, që brenda vitit të parë të provës, administrata tatimore do të kalojë tre teste. Testi i parë do të testojë nivelin e formimit profesional të tyre dhe kush e humbet nuk bën karrierë brenda administratës tatimore. Testi i dytë, në një distancë kohore 3-4 muaj për ata që nuk e kalojnë testin, është paralajmërim ligjor, që do të humbasin mundësinë për të qenë punonjës të administratës tatimore të një vendi. Testi i tretë, brenda një intervali 3-4 muaj, do të jetë testi që, përfundimisht, për ata që nuk e kalojnë, i largon nga administrata tatimore. Këto kanë qenë premtimet e Malajt në lidhje me biznesin, ndërkohë që duket se për 2006-ën nuk do të ketë vend për privilegje të mëdha fiskale. “Për kontributin që ka në zhvillimin e vendit biznesi i vogël dhe ai i mesëm, trajtohen me politika fiskale që deri diku janë favorizuese”, ka thënë Malaj, por duke shtuar në fund se, “nuk jemi akoma në konceptin që duhet të kemi politika fiskale përjashtuese në nivel zero për kohë të caktuara, apo për lloje të caktuara biznesi, por jemi për politika fiskale që e trajtojnë biznesin e vogël si biznes që krijon vende të reja pune dhe redukton probleme sociale sesa si një biznes që jep kontribut të rëndësishëm në Buxhetin e Shtetit”, është shprehur Malaj në lidhje me shpresat e biznesit, për të patur nivel më të ulët tatimor.
Zgjedhjet sjellin përplasje politikash fiskale
Propozimet aktuale të dy forcave të mëdha politike duket se janë krejtësisht të kundërta. PD-ja është për ulje drastike të taksave, duke zgjeruar bazën e tatueshme, ndërkohë që PS-ja është për moderim të nivelit të taksave dhe rritje të eficencës së administrimit të taksave. “Nëse do të debatojmë se a është në gjendje Shqipëria që brenda një mandati konkurrues të rrisë nga 50 mijë tatim-pagues në 1.5 milionë tatim-pagues, unë do të isha hezitues”, ka thënë Malaj në lidhje me një nga premtimet e KOP–it. Bëhet fjalë për rritjen e ndjeshme të bazës tatuese, e cila do të sjellë një reduktim të taksave. Moto e PD-së është për këtë fushatë elektorale është “të paguajmë të gjithë, gjithsecili më pak”, duke shpjeguar dhe thelbin e filozofisë së vet. “Po të quajmë tatim-pagues çdo punonjës buxhetorë që i mbahen tatim mbi të ardhurat personale, atëherë Shqipëria sot nuk ka 60 mijë, sepse vetëm administrata publike ka 110 mijë”, ka kujtuar Malaj. Ministri i Financave ka kundërshtuar politikën e uljes së taksave në mënyrë drastike, duke kujtuar rritjen e deficitit të brendshëm. Ndërkaq, në rastin e zgjerimit të bazës së tatueshme, Malaj ka kujtuar se nuk mund të rritet në mënyrë kaq të shpejtë biznesi mbi të cilin mbështetet e gjithë politika e tatim-taksave. “Unë mendoj se jemi në stadin e parë për të ballafaquar në grup teknokrastësh, pa fshehur se do të ketë dhe mbingarkesa politike”, ka thënë Malaj në lidhje me prezantimin e platformës elektorale të PD-së, e cila është në politikën fiskale. “Këto janë debatet e para, të cilat do të ishte mirë të orientoheshin nga këndvështrime afatgjata dhe të monitoroheshin nga ekspertë të paanshëm, në mënyrë që presioni pozitiv të jetë edhe mbi qeverinë dhe mbi opozitën, që kërkon të vijë në pushtet”.
Kërkesat e biznesit për 2006
Diferencimi i tarifave të TVSH-së minimalisht në tre grupe
Ulja e nivelit të TVSH-së, nga 20 për qind në 15 për qind
Ulja e nivelit të tatim-fitimit, nga 25 për qind në 20 për qind
Ulja e nivelit të tatimit mbi xhiron për biznesin e vogël, nga 4 për qind në 2 për qind
Pagimin deri në masën 50 për qind të tatimit për pjesën e fitimit të riinvestuar
Heqja e akcizave për prodhime vendëse si lëngje frutash, karburante për përdorim në bujqësi dhe diferencimi i akcizës për prodhimin vendës
Ulja e tarifave të sigurimeve shoqërore në masën 5 për qind për punonjësit dhe 20 për qind për shoqërinë
Shtyrja e vendosjes së TVSH-së në ndërtim në shitjen e ndërtesave deri në 2006-ën
Shtyrjen e afatit të pagesës së TVSH-së për mallrat e importuara në një periudhë nga 10 deri në 30 ditë
Shtrirja e numrit të bizneseve agroindustriale që duhet të autokreditojnë TVSH-në për lëndën e parë të grumbulluar
Përmirësimet në Paketën Fiskale 2005
Ndryshimet në ligjin për TVSH
• Shfuqizimin e regjistrimit të detyrueshëm të tatim-paguesve që ushtrojnë veprimtari si tregtarë me shumicë
• Ata që kryejnë njëkohësisht tregti me shumicë dhe tregti me pakicë detyrohen të kryejnë aktivitetet në vende të ndara
• Detyrimin për t’u regjistruar në TVSH të të gjithë tatim-paguesve që kanë statusin e personit juridik
• Vendosjen e TVSH-së për shitjen e parë të ndërtesave të reja të banimit, si dhe për çdo shitje të ndërtesave të destinuara për qëllime të tjera, nga 1 janari 2006
• Përjashtimin nga TVSH-ja të nënkontraktorëve që bëjnë furnizime shërbimesh (punojnë) për shoqëritë e përpunimit aktiv
Sistemi i taksave vendore
• Shfuqizim i taksës për kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme, mbas datës 31 dhjetor 2005
Tatimi mbi të ardhurat
• Uljen e shkallës së tatim-fitimit, nga 25 në 23 për qind për vitin 2005 dhe 20 për qind në vitet e tjera
. Ulja e tatimit mbi biznesin e vogël në 3 për qind nga 4 për qind
• Heqjen e detyrimit të tatim-paguesve të biznesit të vogël për t’u regjistruar çdo vit, me përjashtim të vitit 2005
• Diferencimin e shkallës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas llojeve të veprimtarive ekonomike
• Futja e sistemit të detyrueshëm të deklarimit të të ardhurave personale, pavarësisht nga burimi
Reduktim i tarifës doganore për disa mallra
• Për industrinë ushqimore: maja, malto, lupulus, pure për lëngje frutash
• Për industrinë e rëndë: qymyr antracid, skrape, arka plastike etj.
Tatimi mbi biznesin e vogël
Ulja e tatimit mbi biznesin e vogël në 3 për qind (nga 4 për qind)
Bundo, ulja e tatim-taksave një aventurë politike
Përplasja e dy platformave elektorale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me politikat fiskale, ka hapur dhe debatin mes ekspertëve në fushën e financës. Për prof.Sherif Bundon, sistemi fiskal ka vend gjithnjë për përmirësime dhe pa diskutim dhe për sugjerime.
“Ne kemi një sistem fiskal, i cili nga programi nuk mund të mbahet si më i miri dhe më i konsoliduari. Për sistemin tonë fiskal, duke e krahasuar me sistemet fiskale të vendeve të tjera, mund të thuhet se shquhet për evazionin fiskal dhe informalitetin. Për të gjitha këto mund të thuhet se sistemi ynë fiskal ka mjaft vend për përsosje. Kështu është me vend që të bëhet një lidhje më e drejtë e sistemit me shërbimin e kontabilitetit dhe me regjimet e tjera. Ka vend për të vendosur të drejtën tregtare, të drejtën penale dhe atë tatimore. Nga ky këndvështrim, për mua çdo sugjerim është i mirëpritur”, ka thënë prof.Bundo, në lidhje me sistmin fiskal. Por, ndërkaq, Bundo është i bindur se ky është një hap i ndërmarrë nga vetë PS-ja. “PS-ja mirëpret çdo propozim, por duhet kujtuar si një fakt i rëndësishëm, se vetë ne po e modernizojmë dhe po e përmirësojmë sistemin fiskal, duke e çuar atë në nivelin e vendeve evropiane, ku po tentojmë të shkojmë“, thotë Bundo. Ndërkaq në lidhje me propozimet e PD-së dhe platformën elektorale të mbështetur në politikat fiskale, Bundo mendon se ka vend për disa ulje taksash apo për privilegje për disa lloj shërbimesh, për t’i ardhur në ndihmë biznesit. Por, nga ana tjetër, duket se premtimet e PD–së për ulje drastike taksash, janë konsideruar të pabazuara. „Ulja e tatim-taksave në platformën e PD–së mund të quhet fare mirë një aventurë politike, e cila është e pritshme gjatë fushatës elektorale”, ka deklaruar prof.Sherif Bundo. Kështu, kryetari i Komisionit të Zhvillimit Rajonal në PS, ka mendimin se PD-ja në disa pika të platformës së vet, thjesht ka kopjuar PS–në. “PD-ja po rilexon programet tona në fushën e tatim-taksave“, tha prof.Bundo.