E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i arratisuri nga burgu më 1997

Është larguar nga Burgu i Burrelit në kohën e trazirave të vitit 1997, por policia ka bërë të mundur kapjen e tij në mesnatën e djeshme. Festim Kosturi 39 vjeç, banor i lagjes "Xhami" të Peqinit është kapur nga policia e Gjirokastrës, që është identifikuar nga fotoja e shpërndarë. Ai ishte dënuar për vrasje, por kishte kryer vetëm një pjesë të dënimit, pasi kishte lënë qelinë në vitin e trazirave dhe më pas kishte ndryshuar vendbanimin.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›