E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen makinat, vdes dëshmitari Përplasen makinat, vdes dëshmitari

Një person ka humbur jetën nga një atak kardiak pas përplasjes së dy makinave. Dy net më parë, në orën 22L30, ka shkuar i vdekur në spital Idajet Visha, 30 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Kamzë. Policia tha se ky person ka pësuar atak kardiak nga tronditja, pasi ka qenë i pranishëm kur dy mjete janë përplasur në rrugë. Nga përplasja e këtyre mjeteve nuk ka pasur persona të dëmtuar, por aksidenti i ka kushtuar jetën dëshmitarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›