E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i gjashti i bandës së hajdutëve

Ndalohet pjesëtari i gjashtë dhe i fundit i grupit që vidhte lokalet në Tepelenë, i cili u godit nga policia gjatë operacionit të koduar "Vjosa", tri ditë më parë. Nesti Beqiri, 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Delvinë është sipas policisë anëtar i bandës që ka kryer një seri vjedhjesh në Tepelenë dhe Përmet. Kapja e të gjashtit të bandës plaçkitëse, u bë në banesën e tij, pa rezistencë ndaj forcave policore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›