E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti "vret" një 60-vjeçar

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të një 60-vjeçari nga qyteti i Durrësit dhe i ka shkaktuar vdekjen atij. Filip Disha, banor i lagjes nr.12 të qytetit është gjetur i vdekur nga kalimtarët mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:00. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ai ka qenë duke ecur me biçikletë dhe është rrëzuar. Nga eksperti mjeko-ligjor është konstatuar vdekja nga infarkti i miokardit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›