Kapet i dyti, vranë kamerieren 23 vjeçe sepse u vonoi pak birrat
20/12/2011 Aksioni “Finis” kap 38-vjeçarin, ndërsa i pari është në burg
ELBASAN- Arrestohet gjatë një operacioni i dyshuari i dytë për vrasjen e kamerieres 23-vjeçare në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Finis” është arrestuar shtetasi Gazmend Selimaj, 38 vjeç, lindur dhe banues në lagjen “Visarion Xhuvani” të qytetit të Elbasanit. 38-vjeçari akuzohet se ka vrarë 23-vjeçaren Agnjesa Thomai, më 21 tetor të këtij viti në bashkëpunim me një shtetas tjetër. Sipas policisë, Selimaj në bashkëpunim me 28-vjeçarin Mirjan Dedja (tashmë në burg), dyshohen se janë autorë të vrasjes së shtetases Agnesia Thomai, e cila ishte duke u shërbyer birrat e kërkuara nga ata si klientë. Sipas të dhënave të policisë, shkaku i ngjarjes ka qenë debati për vonesën e servirjes së porosisë. Dyshohet se të rinjtë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe njëri prej tyre ka qëlluar mbi vajzën në pjesën e qafës. Vetëm pak ditë më vone ajo gjeti vdekjen si pasojë e dëmtimit në pjesën e shtyllës kurrizore. Policia ka arritur të arrestojë autorin e dytë të dyshuar për vrasjen në banesën e tij pas informacioneve të grumbulluara në rrugë operative. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 25 e 278 të Kodit Penal. Ndërsa bashkëpunëtori i dytë Mirjan Dedja tashmë ndodhet në burg, ku gjykata dha masën e sigurisë “burg pa afat”, pasi u gjend i implikuar në këtë vrasje.