E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet, pa asnjë përballje padia civile e aktores Bulku, kundër Kastriot Myftaraj

20/12/2011  Deputetja e PD, mungoi pa arsye gjykata pushon padinë

TIRANE-Është mbyllur “lufta ligjore”, duke mos zhvilluar asnjë betejë mes Rajmonda Bulkut dhe analistit Kastriot Myftaraj. Deputetja e PD njëherësh aktore e mirënjohur, Rajmonda Bulku, nuk u paraqit dje në gjykatën e Tiranës ku do të mbahej seanca e radhës në padinë e ngritur prej saj për shpifje ndaj analistit Kastriot Myftaraj. Nisur nga kjo situatë automatikisht padia civile është pushuar për shkak se ligji parashikon një gjë të tillë nëse autori i padisë civile nuk paraqet asnjë arsye për mungesën. Gjykata e Tiranës njoftoi se ka pushuar padinë për shpifje të ngritur pak ditë më parë nga deputetja demokrate dhe aktorja Rajmonda Bulku ndaj gazetarit Kastriot Myftaraj, për shkak të thënieve të këtij të fundit se shkrimtari Ismail Kadare ka pasur një dashuri (planotike siç shpjegoi më vonë Myftaraj) ndaj Rajmonda Bulkut. Shkak për pushimin e padisë është bërë mosparaqitja e Bulkut, e cila, sipas gjyqtarit Sokol Tona, kishte marrë dijeni për ditën kur do të zhvillohej seanca. I pranishëm në gjykatë ishte vetëm gazetari Myftaraj. Padia e Bulkut u depozitua në gjykatë pas një shkrimi të gazetarit Myftaraj në një të përditshme ku flitej për një lidhje intime mes aktores së njohur dhe shkrimtarit Ismail Kadare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›