RENEA ekzekuton “maskën” që i sulmoi
20/12/2011 Elidon Prendi, 40 vjeç i kundërpërgjigjet policisë me granatë. Qëllohet për vdekje
Kryepolici i Lezhës: Ishte grabitës me maska në akset nacionale
KURBIN- “Maska e fundit” ekzekutohet me armë zjarri nga RENEA, gjatë aksionit për ta vënë pas hekurave. Edhe pse kishte mbushur 40 vjeç, Elidon Prendi nuk e kishte harruar zanatin e vjetër, atë të daljes në akset nacionale të rrugëve, ku me maskë në fytyrë terrorizonte shoferë e pasagjerë, duke u marrë paratë. Prej kohësh policia kishte hartuar një plan për ta arrestuar, por vetëm dje RENEA mundi ta izolonte në një shtëpi që e mbante me qira. Policia e Shtetit informoi dje me anë të një deklarate se një person i shumëkërkuar fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë, por më pas humbi jetën në spitalin e Lezhës. Shtetasi Elidon Prendi, 40 vjeç, nga Puka, i dënuar më parë dhe i dyshuar si autor i disa grabitjeve me armë është rrethuar nga forcat RENEA në shtëpinë e tij me qira në fshatin Gurëz të Kurbinit. Thirrjeve për t’u dorëzuar, ai i është kundërpërgjigjur duke tentuar të përdorë një granatë dore, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e forcave të RENEA-s, të cilët kanë qëlluar në drejtim të tij. Sipas burimeve policore, 40-vjeçari Prendi ndryshonte shpesh herë vendndodhjet, çka ka vështirësuar punën e policisë për kapjen e tij, pasi qarkullonte me emrin e ndryshuar Alfred Seferi. Drejtori i Policisë në Lezhë, Muharrem Furriku, në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur dje se aktiviteti kriminal i 40-vjeçarit Elidon Prendi është i përfshirë në disa rrethe të vendit, kryesisht përgjatë akseve nacionale. Një grup hetimor i ngritur nga Prokuroria po punon për zbardhjen e të gjithë aktivitetit kriminal të 40-vjeçarit Prendi, si edhe zbardhjen e ngjarjes, ndonëse tashmë është e qartë gjithçka, pra mosbindje ndaj forcave të policisë, sulm me armë dhe për pasojë neutralizim të menjëhershëm të objektivit të rrezikshëm.