Tre të arrestuar për vrasjen e Luljeta Kurtajt

Klinë, 1 shtator- Katër ditë pas gjetjes së kufomës së Luljeta Kurtajt nga Abria e Epërme e Drenasit, policia ka dalë me informatë zyrtare dhe ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e saj. Kufoma e saj ëshë gjetur ditë më parë në rrjedhën e Lumit Drini i Bardhë, afër Zajmit të Klinës, te vendi Ura e Haxhisë, 2 km larg Klinës. E ndjera Luljeta Xhafer Kurti, kur u gjet, kishte duar e këmbë të lidhura dhe e mbështjellë me çarçaf të bardhë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejës, rreshter Xhevat Ibra, konfirmon se njësitet policore të hetimeve në Pejë, në bashkëpunim me njësitet e specializuara, dje kanë realizuar bastisje në tri lokacione dhe kanë arrestuar tre persona të dyshimtë për kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, të Luljeta Xhafer Kurtaj, e lindur më 8 nëntor 1989, nga Abria e Epërme e Drenasit.
Personat e dyshimtë të arrestuar janë, Afërdita R. (1982) nga fshati Komoran i Drenasit, Adelina K. ( 1987 ) nga Barani i Pejës, dhe Mehmet K. (1971) nga fshati Llashka Drenoc i Malishevës. Sipas zëdhënësit Ibra, të dyshuarit veprën penale e kanë kryer nga motive të ulëta. është konfiskuar edhe automjeti i dyshuar, me të cilin është bartur viktima për ta hedhur në lumë. Me urdhër të prokurorit Qarkut të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre do të ndërmerren masat për dërgimin para organeve të drejtësisë. Identifikimi i kufomës së Luljetës është bëre nga familjarët e saj.