Transportonte 3 shqiptarë klandestinë nga Kroacia, ndalohet italiani
Trieste, 1 shtator, NOA Një italian, banues
në Toskanë, është arrestuar nga forcat policore ndërsa transportonte tre
emigrantë të paligjshëm shqiptarë drejt Italisë.
Lajmi bëhet me dijeni prej tyre për mediat italiane, duke sqaruar se ngjarja ka
ndodhur përkatësisht në kalimin kufitar Fernetti mes Italisë dhe Sllovenisë.
Mësohet më tej se ndaj tre emigrantët u ushtrua kontroll dhe se njëri prej tyre tashmë është dëbuar nga Italia.
Atij iu gjet një makinë Mercedes S350 e marrë me qira, e cila u ndal nga policia për inspektim.
Bëhet me dijeni se përmes një pagese shumë të madhe, italiani i ndaluar kishte shkuar në Dubrovnik të Kroacisë, aty ku ka marrë ilegalisht edhe tre shqiptarët klandestinë për ti kaluar në kufi.
n.e/NOA