Kapet i kërkuari për kultivim kanabisi
Berat
Policia e Beratit ka vënë në pranga një 21-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar në mungesë për kultivim të lëndëve narkotike. Burime zyrtare të policisë së Beratit bënë me dije se rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme u bë ndalimi i 21-vjeçarit Eglantjan Sadiku, banues në Sarandë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit të Beratit, me një vendim me numër 76 që mban datën 14.04.2008, e ka dënuar 21-vjeçarin me dy vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Dy vjet më parë, 21-vjeçari u gjykua në mungesë për tregtimin e lëndëve narkotike në këtë qytet, ndërkohë që tashmë u ndalua për vuajtjen e dënimit.
#