Kapet i kërkuari për tentativë vrasjeje
Kapet i kërkuari, bie në kurth natën e
Krishtlindjeve. Shërbimet e Komisariatit
të Policisë Shijak, pas një pune të mirorganizuar,
kanë kapur 20-vjeçarin e shpallur në
kërkim, Erland Merkoq, nga fshati Katund
Sukth. Ky person ishte në kërkim për vepra
të ndryshme penale, tentativë vrasjeje dhe
tentativë vjedhjeje me armë. Lëvizjet 20-
vjeçari i kryente i armatosur dhe për këtë,
ndaj tij, është ngritur dhe akuza e armëmbajtjes
pa leje. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor
Durrës pati lëshuar një urdhër ndalimi, pasi
Merkoqi dyshohet të jetë autori i ngjarjes së
ndodhur në Fermë-Sukth, më 15 nëntor të
këtij viti. Rreth orës 20:00, pas një konflikti
për motive banale, ka tentuar të vrasë shtetasin
E.Salla, i cili ka mbetur i plagosur në
ngjarje. Rreth një muaj më pas, ky person, i
maskuar, në mbrëmjen e vonë të 9 dhjetorit,
ka tentuar të vjedhë duke i drejtuar armën
shitësit të karburantit "Elda", E. Çaushllarit.
Falë veprimeve të shitësit, nuk ka arritur ta
realizojë vjedhjen. Në momentin e ndalimit,
iu bllokua arma pistoletë TT dhe një krehër
me shtatë fishekë. Burimet policore thonë se
po hetohet dhe për dokumentimin e zbardhjen
e disa ngjarjeve të tjera ku ky person
dyshohet të jetë autor.