Kreditë false, në gjyq katër persona
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë
dosjen ndaj të arrestuarve gjatë
operacionit të koduar "Kredia e Keqe". Ata
akuzohen për mashtrime me kreditë në
shumën e 20 milionë lekëve. Të pandehurit
janë Rexhep Zhegu, Agim Xhika, Agim Karamuça,
Edmond Gjilani (në kërkim). Nën
akuzë janë edhe Brunilda Muho dhe Fatmir
Kasalla, të cilët u hetuan me masat e sigurisë
"arrest në shtëpi". Hetimet janë bërë nga
Prokuroria e Tiranës në bashkëpunim me
policinë, pas denoncimit të bërë nga banka
që ishte dëmtuar. Burime nga grupi hetimor
bënë të ditur se të arrestuarit akuzohen dhe
për mashtrime të personave të tjerë. Denoncimi
është realizuar disa muaj më parë në
Prokurorinë e Tiranës për "mashtrime me
kredi", ndaj disa personave. Pas disa muajsh
hetime, në tetor të vitit të kaluar, hetuesit
bënë bashkimin e çështjeve, duke qenë se
kishin një objekt dhe personat e vënë nën
hetim kishin lidhje mes tyre. Procedimet
penale ndaj personave të dyshuar janë regjistruar
mbi bazën e kallëzimeve të bankave
dhe të personave të ndryshëm, të cilët kanë
rënë pre e mashtrimeve të të ndaluarve. Gjatë
hetimeve janë kryer përgjime, si dhe akte
ekspertimi, marrje deklarimesh dhe prova
shkresore, të mbledhura nga denoncuesit.
Nga hetimet rezultoi se Edmond Gjilani, në
bashkëpunim me Brunilda Muho, në pozicionin
e analistes së kredisë në një bankë,
kanë nxjerrë kredi për persona të ndryshëm,
në këmbim të përfitimeve monetare. Për
nxjerrjen e tyre përdoreshin dokumente të
falsifikuara, duke vënë emra të ndryshëm
në pasaporta apo dokumente që paraqiteshin
në bankë. Gjithashtu, Fatmir Kasalla,
Rexhep Zhegu, Agim Xhika dhe Agim Karamuça
kanë marrë kredi me dokumente të
falsifikuara, si dhe kanë ndërmjetësuar në
nxjerrjen e tyre në këmbim të përfitimeve
monetare. Sipas prokurorisë, këta persona
kanë mashtruar edhe qytetarë të ndryshëm,
duke u vënë pasuritë e tyre si kolateral për
kredi pa dijeninë e tyre. Sipas dosjes që ka
shkuar në gjykatë, janë hetuar dhjetëra raste
"kredi të këqija", të cilat kapin vlerën e rreth
20 milionë lekëve të reja.