E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i kërkuari për trafikim makinash

• TIRANE – Arrestohet në Tiranë i kërkuari nga policia e Shkodrës për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike.Burime zyrtare nga policia e Tiranës thanë dje se Sektori i Operacioneve Speciale ka realizuar kapjen dhe arrestimin e Salvator Jakut, 47 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. “Arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria e Rrethit Shkodër më datë 28 shkurt 2008, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 23 shkurt 2008, të Gjykatës së Shkodrës, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj të akuzuarit, thanë burimet zyrtare të policisë. Sipas tyre, Gjykata dhe Prokuroria e Shkodrës kanë nxjerrë urdhrin e arrestit ndaj 47-vjeçarit pasi ai akuzohet se ka kryer veprën penale të “trafikimit të mjeteve motorike”. Policia e Tiranës lajmëroi se i arrestuari pas procedurave të zakonshme të identifikimit dhe ekzekutimit të arrestit, do t’i dërgohet Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore. Prokuroria dhe policia e Shkodrës kanë ngritur akuzën ndaj të arrestuarit pasi kanë zhvilluar hetime të cilat e bëjnë atë person të dyshuar për kryerjen e trafikimit të automjeteve të vjedhura jashtë Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›