E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet i kërkuari, plagosi 20-vjeçarin për një femër



DURRËS – Një 27 vjeçar është arrestuar pasi disa ditë më parë plagosi një të ri me armë zjarri pas një konflikti për një femër. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Durrësit bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të djeshëm është ndaluar shtetasi Ervis Çerma, lindur e banues në lagjen Nr. 11 të qytetit bregdetar. Sipas tyre, 27-vjeçari Çerma kërkohej nga drejtësia në lidhje me veprën penale të plagosjes. Shtetasi në fjalë është shpallur në kërkim më datë 09.06.2008 pasi Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim të datës 19.06.2008 ka caktuar në mungesë ndaj tij masën e sigurimit personal ”Arrest në burg” për veprat penale të vrasjes së cilësuar mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake pasi dyshohet se më datë 09.06.2008, rreth orës 24.15, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Gj.C., banues në Durrës, i cili në këtë kohë udhëtonte me autoveturën tip Benz me targa DR 5371 E së bashku me shtetasen A.M., banuese në Tiranë.

20 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›