Shkodra, metropol falë investimeve publike dhe private
Flet Lorenc Luka, kryetari i Bashkisë së qytetit të Shkodrës
Prej disa kohësh Shkodra ka filluar të marrë fytyrën e një metropoli të vërtetë në veri të vendit, qoftë edhe nga fakti se është zonë kufitare me Malin e Zi. Në ndryshim nga periudhat e tjera, investimet e dhëna nga qeveria po i japin një imazh tjetër qytetit me tradita historike. Tashmë që ka nisur sezoni turistik, Shkodra nuk është vetëm një pikë transiti për në Velipojë apo në Malin e Zi, por ajo po ofron gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. “Projektet që po realizohen po i japin një imazh tjetër qytetit”, - thotë kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, në një intervistë të dhënë për “Albania”-n. Investimet publike dhe private, pasuritë e shumta turistike dhe kulturore, të cilat po rigjallërohen, po ndryshojnë ndjeshëm imazhin e Shkodrës, një prej qendrave më të rëndësishme kulturore dhe historike të vendit tonë.
Flitet shumë se në Shkodër janë dhënë shumë fonde për investime publike. Konkretisht çfarë është bërë dhe si është pamja e Shkodrës tashmë që pritet t’i shtohen turistët me fillimin e sezonit?
Investimet në sektorët publikë gjatë viteve të fundit në qytetin e Shkodrës kanë marrë një hov të madh si në sasi, ashtu edhe në përmbajtje. Meqenëse Shkodra ka premisa të mira në zhvillimin e turizmit, hapi i parë për tërheqjen dhe informimin e turistëve apo vizitorëve është ofrimi i informacioneve dhe promovimi i qytetit si destinacion turistik. Kështu, në lidhje me këtë, është hartuar një projekt që konsiston në hartimin e programit për promovimin e turizmit të qytetit. Aktualisht janë prodhuar dhe janë në proces produkte promovuese dhe informuese siç janë ueb sitet, guidat turistike, hartat, broshurat, spotet publicitare etj. Kanë filluar zbatimin projekte të jashtëzakonshme infrastrukturore, të lidhura direkt me turizmin. Këtu mund të përmendim fillimin e punimeve për ndërtimin e urës së re të Bunës dhe të rrugës së hyrjes të qytetit, rikonstruksioni i rrugës Shkodër - Hani i Hotit dhe Unaza e qytetit. Të gjitha këto do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe aksesin për lëvizje. Por njëkohësisht nuk mund të lemë pa përmendur restaurimin e fasadave të rrugës kryesore të qendrës historike “13 Dhjetori”, si dhe i fasadave të pallateve në rrugë të ndryshme të qytetit, të cilat kanë përmirësuar ndjeshëm imazhin e qytetit tonë në sytë e vizitorëve.
Gjithashtu, këto ditë fillon realizimi i një projekti tjetër të rëndësishëm; ai i rinovimit të lulishtes në qendër të qytetit, projekt ky që synon ta shndërrojë atë në një mjedis të standardeve bashkëkohore për kalimin e kohës së lirë për të gjitha grupmoshat.
Cilat janë kapacitetet dhe resurset turistike në qytetin tuaj? Sa operatorë turistikë janë të licencuar në qytetin tuaj?
Kur flasim për qytetin e Shkodrës, nuk kemi si ta ndajmë atë nga rajoni në tërësi, pasi çdo gjë është e lidhur në mënyrë organike. Resurset turistike në rajonin e Shkodrës i kemi natyrore dhe të karakterit kulturor dhe historik. Këtu mund të përmendim liqenin e Shkodrës, zonën e bregdetit, zonat malore, pyjet dhe rezervatet, 34 shpella që ndodhen në rajonin e Shkodrës, kalanë “Rozafa”, muzetë, fototekën “Marubi”, shtëpi karakteristike shkodrane, objekte kulti etj. Aktualisht numërohen rreth 21 operatorë turistikë që operojnë në qytetin e Shkodrës, të cilët po japin një kontribut të çmuar në sjelljen e turistëve të huaj në qytetin e Shkodrës. Këtu kam parasysh që përveç turistëve që vijnë drejtpërsëdrejti në Shkodër, janë një sërë operatorësh turistikë, të cilët kanë lidhur marrëveshje me homologët e tyre në Malin e Zi, duke bërë që këto të fundit të kenë qytetin e Shkodrës në guidat e tyre. Kjo ka bërë që gjatë gjithë vitit turistë të ndryshëm që vizitojnë Malin e Zi të jenë mysafirë edhe për një ditë në qytetin e Shkodrës.
Çfarë masash janë marrë për garantimin me ujë dhe drita për 24 orë, qoftë për qytetarët e Shkodrës, por edhe për vizitorët?
Në fakt, kjo është një pyetje që nuk ka lidhje direkt me kryetarin e Bashkisë, sidomos në furnizimin me energji elektrike. Megjithatë, ne si njësi vendore po bashkëpunojmë gjithnjë e më shumë me KESH-in për të bashkërenduar punët, me qëllim uljen në maksimum të humbjeve në rrjet. Ndërsa në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm, mund të them se qyteti i Shkodrës është ndër të paktat qytete në Shqipëri që ka siguruar furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. Kjo falë investimeve të mëdha që qeveria austriake ka bërë në qytetin tonë.
Tani që ka filluar vera Shkodra rigjallërohet, pasi konsiderohet si metropoli i Veriut. A keni planifikuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe sportive për pushuesit gjatë kësaj periudhe?
Edhe pse është stinë e nxehtë, qyteti i Shkodrës nuk i ka ndërprerë aktivitetet dhe veprimtaritë kulturore dhe artistike. Javën që kaloi në Shkodër u zhvillua Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve, një nga veprimtaritë më madhështore jo vetëm për Shkodrën, por edhe në shkallë vendi. Kjo në sajë të një pune kolosale që zhvillojnë kapacitetet artistike në qytetin tonë. Më datat 4-5 korrik, në Shkodër, për të katërtin vit radhazi, do të zhvillohet Festivali i Xhazit. Në lulishten në qendër të qytetit janë parashikuar një sërë aktivitetesh kulturore. Gjithashtu do të zhvillohen një sërë koncertesh vokale dhe instrumentale të trupave të njohura të vendit tonë.
A ka qyteti juaj një guidë për turistët shqiptarë dhe të huaj?
Në bashkëpunim me kompaninë e njohur në fushën e guidave “Çelësi”, sapo është botuar një guidë e tillë për qytetin tonë. Por nuk duhet harruar se Shkodra është prezantuar me dinjitet në panairin e pak ditëve më parë për turizmin, të zhvilluar në Tiranë. Kanë qenë një numër i konsideruar posterash dhe fotosh të ndryshme, banesave, fletëpalosje, etj., të prezantuar në këtë panair, i cili kishte qëllim të vetëm turizmin e Shkodrës.
A ka investime të reja të kryera nga sektori privat në fushën e turizmit për këtë sezon?
Në qytetin e Shkodrës ekziston dhe po përmirësohet çdo ditë e më shumë rrjeti i shërbimeve jo vetëm në funksion të qytetarëve, por edhe të turistëve që vizitojnë qytetin e Shkodrës. E kjo falë investimeve të mëdha që po bëjnë investitorët e ndryshëm privatë në këtë qytet. Madje, janë një numër i konsiderueshëm lokalesh që për të thithur sa më shumë klientë, në ambientet e tyre po përdorin në miniaturë, elemente të historisë dhe të traditës së Shkodrës, si: Urën e Mesit, kalanë “Rozafa” etj. Por, natyrisht, pa harruar edhe mjediset bashkëkohore në të cilat vetëm pak kohë më parë u akomoduan presidentë dhe kryeministra të vendeve të rajonit.
DESTINACIONET TURISTIKE
Liqeni i Shkodrës
Zona e bregdetit
Pyjet dhe rezervatet
34 shpella
Kalaja e Rozafës
Muzetë e shumtë
Fototeka “Marubi”
Shtëpitë karakteristike
Objektet e kulti
20 Qershor 2008