Vodhën cigaret e lokalit, shoqërohen në polici adoleshentët

Durrës, 10 shkurt, NOA- Tre adoleshentë janë identifikuar
si autorët e vjedhjes së një lokali në qytetin e Durrësit. Policia e qytetit
bregdetar bënë të ditur se pronari i lokalit të dëmtuar ka denoncuar në organet
e rendit vjedhjen e në sasie paketash të llojeve të ndryshme.
Organet e rendit theksojnë se pas hetimeve u bë
i mundur identifikimi i personave të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale.
Tre personat e identifikuar dy 13 vjeçar me inicialet A.Gj, dhe R.R lindur në
Rrogozhinë e banues në lagjen Nr. 13 Durrës.
Dhe personi i tretë me inicialet G.A, lindur në
Devoll e banues në Durrës.
Policia e qytetit bregdetar bënë të ditur për agjencinë
NOA se materialet proceduriale për veprën penale të vjedhjes iu kaluan për
ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
xh.q/ NOA