Dështon gjyqi për Gjirin e Gjeneralit
Autori i Lajmit: red.
Seanca e parë gjyqësore për të akuzuarit për abuzime me pronat në Gjirin e Gjeneralit ka dështuar. Shkak është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, i cili prej disa ditësh ndodhet në SHBA si dhe mungesa e tre prej të pandehurve. Në gjykatë dje janë paraqitur vetëm avokatët e katër prej të pandehurve, ndërkohë që asnjë prej të akuzuarve nuk ka preferuar që të jetë i pranishëm gjatë gjykimit. Në seancën e djeshme ishin të pranishëm Zef Vatnikaj, avokati, njëkohësisht edhe vëllai i ish-kreut të AKKP-së, Tunxh Vatnikaj, Sokol Çomo dhe Fatjona Duka, dy avokatë të biznesmenit Alban Xhillari, si dhe avokatët e Ali Aliaj dhe Gjergji Hysajt. Ndërsa të pandehurit e tjerë, Fatos Gjuzi, Alma Shehu dhe Petrit Kullolli, nuk kanë preferuar të paraqiten si dhe të dërgojnë avokat për të mbrojtur interesat e tyre në gjykatë. Duke u ndodhur në të tilla kushte, gjykata ka vendosur shtyrjen e seancës për në datën 16 qershor si dhe njoftimin edhe një herë të të pandehurve, të cilët nuk ishin prezentë në sallë. Këta persona do të gjykohen për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikim dokumentesh”. Hetimet e Prokurorisë kanë nisur që në muajin shtator të vitit të kaluar. Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e pronës së familjes Shijaku, në fshatin Synej të Kavajës dhe, pasi kanë tjetërsuar aktet e pronësisë, kanë bërë spostimin e sipërfaqes duke falsifikuar hartat. Prona në fjalë ka qenë afro dy kilometra larg bregut të detit, por ajo është mbivendosur në pronën shtetërore në Gjirin e Gjeneralit. Gjatë paraqitjes së tyre në Prokurori, asnjë prej të akuzuarve nuk e ka pranuar fajësinë e tij duke pretenduar se nuk janë të përfshirë në këtë skandal. Hetuesit e çështjes shprehën bindjen se veprimet e tyre ishin të parregullta dhe dëmi llogaritej rreth 24 milionë euro.
Ky lajm është publikuar: 03/06/2009