E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PD, Berisha: Rama s'do zgjedhje por karrige

Kryeministri Berisha deklaron se i jep kohë Edi Ramës të vihet në krye të listës së kandidatëve për deputet të PS-së. Kryetari i PD-së ishte i pranishëm në një miting në qytetin e Elbasanit. Berisha premtoi më shumë pune, rritje pagash. 

ELBASAN- Nga qyteti i Elbasanit kryeministri Berisha ka premtuar më shumë vende pune, rritje pagash dhe pensionesh. “Unë vij sot këtu- tha kryetari i PD-së, për t’u zotuar njësoj si katër vite më parë se Shqipëria evropiane për mua do të thotë që pensionistët të shpërblehen jo si tani.

“Shqipëria evropiane port mua do të thotë që pensionistët e Elbasanit e të mbarë Shqipërisë të shpërblehen jo si tani, që kemi parakaluar dy vende anëtare të BE-së, por të parakalojmë me paga dhe pensione edhe katër vende të tjera. Kursimi dhe vetëm kursimi do të jetë përparësia ime madhore”.

Kryeministri Berisha është ndalur në cështjen e mospërfshirjes së kreut të PS-së në listën e kandidatëve për deputet, duke iu përgjigjur deklaratës së Ramës një ditë më parë bërë nga qyteti i Durrësit.

Cili lider partie në historinë e Europës Demokratike ka nisur forcën e vet politike drejt zgjedhjeve dhe nuk është vendosur në krye të listës? Cili zoti Rama ka bërë këtë veprim? Unë prapë të jap kohë, vetëm për respektin që kam për socialistes, të vihesh në krye të listës. Por ti se bën dot këtë. Se për ty standardet europiane janë lejet e bashkisë e të ndërtimit. Ti, zoti Rama nuk do zgjedhje do karrige“- tha kryeministri Berisha.

Ai foli edhe për taksat duke deklaruar se kushdo që guxon të marrë edhe një qindarkë të vetme mbi 10 % , do të përballet me ligjin
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›