Kapet kamioni me hashash ne port

Policia e Durrësit ka sekuestruar një sasi prej 300 kg hashashi, maskuar në brendësi të një kamioni me destinacion Italinë.
Sekuestrimi është bërë në portin e Durrësit dhe sipas të dhënave të para kamioni në të cilin u gjet droga është me targa italiane dhe i përket shoqërisë TE.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili po merret në pyetje për të hedhur dritë rreth këtij trafiku.