Kapet klonuesi i automjeteve italiane
TIRAN- Klonuesi i makinave italiane arrestohet ne Tirane me akuzen e trafikimit te mjeteve motorrike ndersa autoritetet italiane kane arrestuar disa kohe me pare 17 persona pjese e nje grupi trafikantesh te autoveturave shumica e te cileve ishin nga Shqiperia. Frederik Seferi 37 vjec nga Dibra me banim ne ne Tirane u arrestua pasi Gjykata e Tiranes kishte vendosur per te masen e sigurimit te arrestit me burg per akuzen e trafikimit te mjeteve motorrike te kryer me shume se nje here e cila sipas burimeve eshte kryer ne bashkepunim. Arrestimin e tij e njoftoi policia e kryeqytetit ne nje deklarate te saj ndersa mesohet se hetimin per Seferin e kane nisur me pare autoritetet italiane te cilet kane pasur nen hetim edhe 17 persona te tjere nga Shqiperia. Nga hetimi i kryer mesohet se mjetet motorrike trafikoheshin nga Italia ku me pare klonoheshin me numra shasie te mjeteve ekzistuese dhe me pas transportoheshin ne Shqiperi. Hetimi i Prokurorise se Barit ne Itali ka vene nen akuze 17 shqiptare te dyshuar per trafik automjetesh gjate vitit 2010. Gjithashtu ne maj te vitit 2010 kishte kerkuar autoriteteve shqiptare ndihme ne drejtim te hetimit te kesaj ceshtjeje. Ne kete kohe autoritetet italiane kishin kerkuar verifikimin e 17 shqiptareve si dhe hyrje daljet e 11 mjeteve motorike qe dyshohej se ishin vjedhur ne Itali. Nga hetimet e autoriteteve italiane eshte mesuar se autoret vidhnin mjete te ndryshme oreve te vona te nates ne parkingje me pas atyre iu beheshin ndryshime ne shasi telajo dhe pajiseshin me targa leje qarkullimi dhe certifikata pasurie te vjedhura ne faqe te bardhe ose me kode mekanografikesh te nderruar. Fale ketyre nderhyrjeve mjetet mund te qarkullonin pa problem ne Itali apo te dilnin nga Italia dhe me pas te shiteshin ne Shqiperi sic ka ndodhur sipas burimeve te policise ne 11 raste duke iu shmangur kontrolleve te policise kufitare ne te dyja vendet.
Si bashkepunetor te Frederik Seferit autoritetet italiane kane hetuar dhe dyshuar nje shqiptar qe punonte ne nje agjenci detare. Kur mjetet mberrinin ne Shqiperi ato largoheshin dhe pajiseshin me dokumente te tjera te rregullta nga autoritetet shqiptare dhe menjehere nxirreshin ne treg me qellim shitjen e tyre ne menyre sa me te shpejte. Ne disa raste mjetet jane perdorur edhe nga vete personat e akuzuar nga autoritetet per trafikimin e mjeteve. Ne kohe te ndryshme mjetet jane kontrolluar dhe identifikuar me shasi te falsifikuar nga policia dhe per ta ka nisur edhe procedimi penal deri ne identifikimin e transportuesit te mjetit ne Shqiperi. Nderkaq ne muajin dhjetor te vitit 2009 per disa nga mjetet e bllokuara nga autoritetet shqiptare eshte kerkuar edhe ndihme nga autoritetet italiane me qellim zbardhjen e linjave te mesiperme te trafikut te mjeteve motorike. Per kete ceshtje prokuroria e Barit ka pasur nje hetim te posacem ku jane hetuar 17 shqiptare mes te cileve edhe i arrestuari i dy diteve me pare Frederik Seferi. Kete te fundit hetuesit italiane e identifikonin edhe me emrin e shkurtuar Fredi Seferi.