Berisha kerkon hapjen e kutive
TIRAN - Kryeministri Sali Berisha deklaroi se rivali i tij politik Edi Rama nuk ka fituar zgjedhjet e 8 majit per garen e Tiranes duke mos pranuar ne kete menyre edhe rezultatin. Pas fitores se mandatit te katert nga Edi Rama per Bashkine e Tiranes shefi i mazhorances theksoi se votat e hedhura ne kutite e votimit per kandidatin Basha jane me te shumta se ato te rivalit. Disponojne fakte te pakontestueshme se votat e hedhura per Bashen jane disa here me teper se 10 votat e Rames. Megjithate ju garantoj se do pranojme cdo rezultat te vendosur nga institucionet demokratike sikunder do qendroj prapa vleresimit te cdo vote te kontestuar e kjo te behet ne menyre transparente- tha Berisha. Per shkak te mohimit te kerkeses se opozites prej nje viti e gjysme per hapjen e kutive te votimit me qellim verifikimin kreu i qeverise u tregua i kujdesshem ne kete drejtim duke deklaruar se mazhoranca kerkon vetem shqyrtimin e dokumentacionit . Nuk themi ne sic ka bere dy vjet rresht zoteria hap kutite e shiko. Por ne themi urdhero dokumentet. Ne nuk do te kemi asnje pretendim pa dokumente ligjore te qarta. Ne kemi dokumente per kete por jam i bindur qe edhe pala tjeter mund te kete te vetat. Nese dje thashe qe kemi kaq sot them qe kemi shume me teper sec kishim dje. Natyrisht nuk jam une gjykatesi i tyre gjykatesi tyre jane institucionet e vendit dhe KQZ - tha Berisha. Duke kembengulur ne idene se rezultatet per kryeqytetin nuk jane finalizuar lideri i mazhorances tha se eshte ne pritje te rezultatit final. Nuk eshte bere vleresimi i votave te kontestuara. Pres perfundimet e kontestimeve dhe ftoj Ramen te ushtroje te drejten tek institucionet -tha ai. Shefi I mazhorances pranoi se koalicioni i djathte i udhehequr prej tij ka humbur nje pjese te bashkive dhe te komunave te drejtuara me pare nga te djathtet. Por pavaresisht ketij rezultati kryeministri u shpreh se mazhoranca ka fituar me shume vota popullore duke ia kaluar koalicionit te majte. Keqardhje per disa bashki e komuna qe nuk jane te qeverisura nga kandidatet e koalicionit por flamuri i PD mori 72 mije vota me shume se flamuri i PS. Ky eshte nje triumf i vertete i platformes bazuar tek vlerat e qytetarit- nenvizoi Berisha.