E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet me 1 kg marijuanë faturinoja i autobusit

Policia e Gjirokastrës ka bllokuar mbrëmjen e djeshme në autobusin e linjës kombëtare Gjirokastër-Tiranë 1 kg marijuanë, ndërkohë ka ndaluar poseduesit e saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës pohuan se "lënda narkotike ishte fshehur poshtë ndenjëses së shoferit të autobusit dhe kjo sasi i përkiste faturinos Spiro Pepe, 46 vjeç, lindur dhe banues në Memaliaj, i cili u ndalua në minutat e para të ditës së enjte". Nga hetimet paraprake rezulton se lënda narkotike ishte paketuar në dy pjesë dhe kishte si destinacion Tiranën. "Kontrolli i autobusit ka zgjatur mbi dy orë dhe falë punës profesionale të specialistëve të sektorit kundër trafikimit të lëndëve narkotike është bërë i mundur dokumentimi me prova materiale", thanë burime zyrtare, duke nënvizuar se "pasagjerët që po udhëtonin drejt Tiranës ka mbërritur në destinacionin e duhur me një tjetër autobus. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

e.s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›