Kapet me 25 kilogramë hashash në makinë, pranga emigrantit
Kapen 25 kg kanabis me destinacion Italinë, në pikën e kalimit kufitar në portin e Vlorës, një i arrestuar. Ka qenë Policia Kufitare ajo, e cila ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të mjetit tip ‘Benz’ me targa BJ 536 VW, Julian Taraj 31 vjeç, nga fshati Gjorm i Vlorës. Taraj ishte duke transportuar bimën narkotike në drejtim të Italisë, por kanë qenë strukturat e Policisë Kufitare që kanë dyshuar dhe kanë vendosur të kontrollojnë mjetin. Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit është gjetur drogë në pjesën e pasme të tij. Ajo ishte vendosur në qese plastike dhe e ambalazhuar për të mos u kapur nga qentë e kontrollit. Sipas bluve të qytetit, 31-vjeçari ishte emigrant në shtetin fqinj, Itali, dhe droga kishte të njëjtin itinerar. Ndërkohë, policia e Vlorës ka nisur hetimet paraprake për persona të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë linjë të trafikimit të drogës. Materialet procedurale në ngarkim të 31-vjeçarit do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Vlorë për hetime të mëtejshme.