E Diel, 1 Nëntor 2026

Vera 2012, industria e turizmit shenoi nje rritje prej 10% Eglantina Nasi

Industria e turizmit ne Shqiperi shenoi sivjet nje rritje ne nivelin prej 10%, duke paraqitur ne kete menyre para turisteve mundesi me te shumta akomodimi dhe pushimi. Nje fakt te tille e ka pohuar gjate nje prononcimi per “KJ”, presidenti i Shoqates se Hotelerise, Zak Topuzi. Duke konfirmuar me tej, se shtimi i potencialeve te kesaj industrie, natyrisht qe eshte reflektuar edhe ne nje numer me te shumte turistesh qe kane vizituar vendin tone. Por ne te njejten kohe, edhe ne sigurimin e nje cilesie me te larte sherbimi ndaj tyre gjate sezonit turistik te kesaj vere. Ne kete aspekt, kreu i sektorit te hotelerise, prane Shoqates se turizmit (ATA), konstaton se kjo cilesi ka qene e nje niveli me te larte se gjate sezoneve te kaluar turistike. “Jane te shumta zonat turistike ne vend, te cilat e kane rritur nivelin e cilesise se sherbimit te tyre ndaj vizitoreve vendas dhe te huaj”, - ka bere me dije ai per “KJ”. Sikunder, ka shtuar se me rendesi ne kete kendveshtrim paraqitet edhe shtimi i investimeve ne industrine e turizmit, si te tille. “Zonat ku niveli i kesaj industrie ka qene me i larte gjate ketij sezoni turistik, kane qene per shembull Velipoja, Shengjini, apo edhe Pogradeci, ku eshte investuar me shume e ne te njejten kohe eshte rritur edhe cilesia e sherbimit”, - tha mes te tjerash, presidenti i Shoqates se Hotelerise. Ndersa nuk la pa permendur as zona turistike, si ajo e vijes bregdetare te Durresit, per te cilet tha se gjate ketij sezonit turistik ka pasur nje renie te nivelit te industrise se turizmit si te tille, shoqeruar kesisoj edhe me nje renie te nivelit te pushuesve qe e frekuentojne ate. “Per probleme qe dihen tashme, zona e Durresit, ka pasur renie kete vit”, - argumentoi Topuzi mbi kete dukuri. Nga ana tjeter, duke folur mbi situaten e njesive akomoduese qe gjenden ne territorin e Shqiperise, kreu i sektorit te hotelerise, tha se realisht jane rreth 900 te tilla qe jane ne gjendje te presin vizitoret gjate sezonit turistik. Ndersa shtoi, se kete vit, numerohen edhe mbi 30 njesi akomoduese te reja, ne rang vendi, te cilat i kane hapur dyert e tyre per te mirepritur bujtesit si nga vendi, ashtu edhe jashte tij. Duke lene te nenkuptohet se ekzistojne kapacitetet e duhura per ta perballuar fluksin e tyre dhe se nga viti ne vit, sektori i hotelerise si i tille, i perfshire brenda industrise se turizmit, po njeh nivele pozitive rritese, cka te shtyn te mendosh se kjo ecen paralel ne teresi me rritjen e fluksit te pervitshem te turisteve qe zgjedhin Shqiperine per te kaluar pushimet e tyre.

Sezoni veror, ne Durres u punesuan mbi 4 mije te rinj

Mbi 4 mije punonjes te rinj, mesohet se jane impenjuar ne sektorin e hoteleri-turizmit gjate ketij viti ne zonen turistike te Durresit dhe Krujes, gjate ketij sezoni veror. Nje shifer e tille eshte bere me dije nga drejtori i drejtorise rajonale te Tatimeve, Shkelqim Fortuzi, gjate nje prononcimi per mediat, duke e konsideruar ate si nje shifer mjaft e kenaqshme per qarkun e Durresit. Ndersa shtoi edhe se ne kete zone turistike te vendit, jane hapur gjithsej 1100 subjekte te reja per sezonin qe sapo u permbyll, ndersa te ardhurat e siguruara ne total pritet te jene rreth 15 per qind me te larta se sa e njejta periudhe e vitit te kaluar. Konkretisht, shifrat perkatese tregojne se gjate periudhes janar-gusht te ketij viti prane Qendres Kombetare te Regjistrimit jane shenuar 1450 biznese te reja, ndersa vetem 300 biznese kane deklaruar mbylljen e perkohshme. “Ne zonen turistike dhe ne vijen bregdetare numri i bizneseve ka ardhur ne rritje”, - ka theksuar lidhur me nje dukuri te tille, drejtori rajonal i Tatimeve. Per te vijuar me tej me dukurine se ne te njejten periudhe ka patur edhe nje rritje te numrit te punesimeve te reja. Kjo sipas tij ka ndodhur edhe pse eshte fakt, se gjate ketij sezoni turistik, numri i turisteve qe kane frekuentuar vijim bregdetare te Durresit, ka qene me i paket se ai i vitit te kaluar. Megjithate, sipas Fortuzit, duhet thene se ende shume nga keto biznese vazhdojne qe te jene ende te hapura. “Ky sezon pati nje shtrirje mjaft te gjate dhe periudha e fund-gushtit ishte me e mira e vitit”, - shtoi ai lidhur me nje dukuri te tille. Zona turistike e Durresit, por edhe ajo e Krujes, te perfshira ne te njejtin qark, perfshijne cdo vit, nje numer te larte vizitoresh vendas dhe te huaj, ku numrin me te larte te tyre prej vitesh po e mbajne ata qe mberrijne kryesisht nga Kosova, te cilet kane kryer edhe mjaft investime ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›