E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, arrestohen 5 shtetas për vjedhje

Pas hetimeve nga ana e prokurorisë, janë arrestuar shtetasit Klodian Miza, 22-vjeç, lindur në fshatin Stojan, Rrethi Mat dhe banues në Ishull Lezhë, Serjan Brahlika, 26-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Laç, Rrethi Mat, i dënuar më parë, Osman Çopani, 50-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Mali i Bardhë, Rrethi Kurbin, i dënuar më parë, Alfred Haxhia, 40-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Urakë të Rrethit Mat, si dhe Paulin Kola, 39 vjeç, lindur ne fshatin Breg të rrethit Pukë dhe banues në qytetin e Lezhës.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në aksin rrugor Burrel-Shkopet, pasi me mjetin tip furgon po transportonin në drejtim të qytetit të Lezhës 4 copë Gjeth, të cilat nga informacionet e marra dhe verifikimet e kryera rezultuan të jenë vjedhur ne fshatrat e Komunave Baz e Ulëz të rrethit të Matit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti tip furgon, dy motorcikleta, si dhe është bërë sekuestrimi i 4 copë gjedhë, të cilat u janë lënë në ruajtje pronarëve të tyre. Gjithashtu, për këta persona vazhdon hetimi i mëtejshëm pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se janë autorë vjedhjesh edhe për disa episode te tjera të ndodhura në Rrethin e Matit. /Start/

                                                                                             2012-09-06 08:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›