Ndertimet para gushtit 1991, si merret pronesia Rozeta Rapushi
Te gjithe ata persona qe kane pasuri te paluajtshme, te ndertuara deri me 10.08.1991, tashme mund te pajisen me akte pronesie. Qeveria miratoi ne mbledhjen e djeshme, vendimin per “Percaktimin e procedures se kalimit te pronesise te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me 10.08.1991, e te fitimit te truallit funksional te tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronesie, si dhe per regjistrimin e tyre”. Ky vendim, i jep mundesine te gjithe personave qe disponojne nje ndertim te tille, por nuk kane akte te fitimit te pronesise, te pajisjen tashme me ato. Bashkite ose komunat, ku gjendet pasuria e paluajtshme ngarkohen te pajisin me akte pronesie, kete kategori personash pas kerkeses se regjistruesit apo ndonje personi apo grup njerezish te ngarkuar nga kryeregjistruesi. Por marrja e pronesise mund te behet edhe me kerkese te vete individeve te interesuar. Por per te marre pronesine, duhen te plotesohen disa kushte. Ne vendimin e qeverise, percaktohet sakte kategorite qe perfitojne. Keshtu, per te marre aktin e pronesise, objektit te ndertuar t’i kete perfunduar karabinaja dhe mbulesa deri me 10.8.1991, trualli funksional duhet te rezultoje fizikisht i lire dhe i pazene nga ndertime pa leje, te cilat jane objekt i ligjit “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, te ndryshuar dhe madhesia e siperfaqes se truallit funksional ne posedim te perfituesit te jete ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri ne daljen e ligjit “Per urbanistiken”. Po keshtu, ne rastet kur madhesia e siperfaqes se truallit funksional ne posedim te perfituesit eshte me e madhe se ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri ne daljen e ligjit “Per urbanistiken”, ajo siperfaqe kalon ne pronesi nga shteti tek individit, sipas procedurave te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi. Pas berjes se kerkeses, keshilli i qarkut shprehet me vendim brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se dosjes se plote se bashku me relacionin teknik. Nese keshilli i qarkut nuk shprehet brenda 30 diteve, kalimi i pronesise quhet i miratuar. Me pas, institucioni i autorizuar, po brenda 30 diteve nga miratimi i keshillit te qarkut, ben kalimin e pronesise se pasurive te paluajtshme e te truallit funksional te tyre ne emer te personave, sipas perberjes familjare qe figuron ne certifikaten familjare deri me 10.8.1991, dhe e dergon vendimin per regjistrim ne ZVRPP-ne kerkuese. Perfituesi i pasurise se paluajtshme, ne kohen e marrjes se certifikates se pronesise, paguan ne numrin e llogarise se caktuar nga institucioni i autorizuar tarifen e sherbimit.
KRITERET
Kushtet qe duhet te plotesohen per te marre pronesine
a) Objektit te ndertuar t’i kete perfunduar karabinaja dhe mbulesa deri me 10.8.1991;
b) Trualli funksional duhet te rezultoje fizikisht i lire dhe i pazene nga ndertime pa leje, te cilat jane objekt i ligjit “Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”, te ndryshuar. Madhesia e siperfaqes se truallit funksional ne posedim te perfituesit te jete ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri ne daljen e ligjit “Per urbanistiken”.
c) Ne rastet kur madhesia e siperfaqes se truallit funksional ne posedim te perfituesit eshte me e madhe se ajo qe eshte miratuar sipas dispozitave ligjore ekzistuese deri ne daljen e ligjit “Per urbanistiken”, ajo siperfaqe kalon ne pronesi nga shteti tek individit, sipas procedurave te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi;
c) Objekti, trualli nen te dhe trualli funksional te mos jene te regjistruar ne regjistrin publik te pasurive te paluajtshme apo edhe kur jane te regjistruar, mungon akti i fitimit te pronesise;
d) Objekti i ndertuar dhe trualli funksional jane te patrajtuar nga legjislacioni perkates per njohjen, kthimin e kompensimin e prones apo per legalizimin dhe urbanizmin e ndertimeve pa leje.