E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin krom, pranga pesë personave

Vjedhin krom, prangosen 4 ish-minatorë dhe një 18-vjeçar nga Librazhdi. Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur se operacioni i koduar "Galeria" është finalizuar rreth orës 22:00 të së premtes me arrestimin e Isuf Belbës, 47 vjeç, banues në Përrenjas, i cili ka vjedhur një sasi mineral kromi, rreth 20 tonë; Klesti Malometës, 18 vjeç, banues në fshatin Katjel, i cili kishte vjedhur 10 tonë krom; Osman Bosi 60 vjeç; Bedri Gurra 50 vjeç, lindur e banues në fshatin Katjel; si dhe një 56-vjeçare nga fshati Katjel, e cila kishte vjedhur 2 tonë mineral kromi. Ndërkohë që policia ka bërë arrestimin e tyre, konfirmon se ka nisur hetimi për veprën penale të vjedhjes.

be.dy.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›