Kapet me drogë, prangoset një 30-vjeçar
Kapet me 10 gramë drogë, prangoset një 30-vjeçar nga qyteti i Elbasanit. Burime konfidenciale të policisë lokale bëjnë të ditur se 30-vjeçari, Skënder Pisha, banor i lagjes "5 Maji" në qytetin e Elbasanit është arrestuar nën akuzën e "shpërndarjes apo posedimit të lëndëve narkotike". Sipas burimit, Pisha është arrestuar në flagrancë, rreth orës 11:00 të së hënës, pasi gjatë një kontrolli të befasishëm i është gjetur një sasi lënde narkotike prej 10 gramësh, e cila dyshohet të jetë e tipit heroinë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ndërkohë që policia është duke pritur rreth analizës së lëndës narkotike, për të vërtetuar llojin e saj.
Be.Dy.
Be.Dy.