Moti i keq "zhyt" në terr qytetin dhe rrethinat
Prej disa ditësh, Fieri dhe rrethinat e tij janë "zhytur" në terr. Javën e fundit, mungesa e energjisë ka shkuar më tepër se 12 orë në ditë. Energjia shkëputet diku para mesnate për t‘u rikthyer nga mesdita e një dite më pas. Banorët ankohen se mungesa e energjisë i ka paralizuar për veprimtaritë e tyre të përditshme. Edhe në fshatin Portëz banorët të thonë se kanë më shumë se një javë që gjatë natës nuk ka energji. "Ka që nga java e kaluar që nata dhe paraditja është pa energji për ne. Nuk ke ku të ankohesh. Ja kështu në terr do vuajmë", thotë Iliaz Shytermeja, banor i fshatit Portëz.
Ndërkohë, në qytetin e Fierit kufizimet aplikohen si gjatë paradites edhe gjatë orëve të pasdites. Nga kufizimet e energjisë po vuajnë edhe zonat industriale, ku janë përqendruar me dhjetëra biznese. Në OSSH-në e Fierit askush nuk kthen përgjigje për këtë mungesë të gjatë të energjisë, por vetëm pohojnë se ankesat e konsumatorëve kanë qenë të shumta gjatë dy javëve të fundit. Mësohet se shkak janë bërë defektet që shkaktohen nga koha e keqe, kryesisht me shi. Fieri është ndër të vetmet qytete që e ka ende rrjetin shpërndarës të para ‘90-s, ndërsa shpeshherë projektet për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes kanë dështuar.
Ma.Tr.