E Shtunë, 31 Tetor 2026

Asgjësohen 238 rrënjë kanabis në Tërpan

Burimet zyrtare bëjnë të ditur se Seksioni i Luftës Kundër Narkotikeve pranë Drejtorisë së Policisë Berat ka sekuestruar mëngjesin e djeshëm dy parcela të mbjella me kanabis në fshatin Tërpan të Rrethit të Beratit, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të identifikuar kultivuesit e tyre. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se nga kontrolli i ushtruar u gjetën dy parcela të mbjella me lëndë narkotike kanabis sativa. Në parcelën e parë u gjetën të kultivuara 115 bimë kanabis me një lartësi nga 1.5 deri në 2.5 metra, ndërsa në parcelën e dytë, rreth 500 metra larg parcelës së parë, u konstatuan të kultivuara 165 bimë narkotike. Të 280 rrënjët u asgjësuan me djegie, ndërkohë që ekspertët e policisë kanë nisur hetimet për identifikimin e kultivuesve të tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›