Gjirokastër, shembet pallati mungon një familje

Gjirokastër, 9 Nëntor, 13:45, NOA - Ngjarje e rëndë në qytetin e Gjirokastrës. Një pallat 4 katësh i ndërtuar në lagjen "11 janari" është shembur si pasojë e rrëshqitjes së dheut nga gërmimet për ndërtimin e një pallati tjetër. Sipas policisë në vendngjarje janë nxjerrë nga rrënojat 10 persona të plagosur ku mes tyre një grua dhe një fëmijë pesë vjeçar. Forcat e Policisë dhe forcat zjarrfikëse, po nxjerrin në këto momente të plagosurit, nga rrënojat e pallatit. Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë vtë ditur, se deri më tani një familje e tërë nuk është identifikuar. Dyshimet janë se pjestarët e saj, mund të jenë jashtë shtëpisë.
Situata është alarmante në Gjirokastër, ku pak më parë është shembur një pallat 4 katësh.
Nuk dihet me saktësi nëse ka viktima nën rrënojat e pallatit të shembur, por banorët janë të alarmuar dhe në panik të plotë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me urgjencë forca të shumta policie, forcat zjarrfikëse, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ambulanca për dhënien e ndihmës së parë.
Sipas burimeve nga vendi ku ndodhi ngjarja mësohet se në pallat ka pasur familjarë në momentin e shembjes, të cilët nuk janë në gjendje të tregojnë se çfarë ka ndodhur. Deri tani nga rrënojat janë nxjerrë 10 banorë, mes tyre një grua, një fëmijë 5 vjecar, dhe babë e bir. Të plagosurit janë dërguar urgjentisht në spitalin e Gjirokastrës ku po u jepet dhe ndihma e shpejtë.
Ata që kanë mundur të dalin me shpejtësi janë në kërkim të pjesëtarëve të tjerë. Deri tani rezultojnë se paku 5 persona qe nuk i përgjigjen apelit te familjareve qe kane dale jashtë pallatit.
Sipas banorëve, që kanë mundur të tregojnë pas ngjarjes, pallati nuk ka pasur asnjë të carë. shkak sipas tyre, mund të jenë bërë gërmimet e një firme, pranë pallatit të tyre. Por ende është herët për të dhënë konkluzione, pasi situata është shumë e nderë dhe përparësi ka shpëtimi i familjarëve.
NOA